Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri i Italisë: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse ka pengesa për Shkupin

14:46 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama draghi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë thirrje për ndarjen e rrugëtimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, nëse integrimi evropian i Shkupit has në pengesa dhe vështirësi.

Vetëm disa ditë pas heqjes së vetos bullgare, por ende në ngërç për shkak të komplikimit të bisedimeve dhe pranimit reciprok të dy vendeve të propozimit francez për bisedime, vjen kjo deklaratë e kreut të Qeverisë italiane, e cila sjell një dritë shprese për Tiranën zyrtare, në gjetjen e mbështetjes nga një vend i fuqishëm evropian.

Këtë qëndrim të Romës, Draghi ia ka paraqitur edhe homologëve të tij gjatë takimit të fundit që ka kryer Këshilli i Evropës, duke nënvizuar të qenit të hapur ndaj një versioni ku Tirana shkëputet nga Shkupi, sa i përket negociatave.

“Një nga efektet e mbledhjes së djeshme, ka qenë ai i shmangies së vonesave në integrimin e Ballkanit Perëndimor”, shpjegoi Draghi. “Kjo, nga një anë do të thotë se dy vendet duhet të nxisin reformat, por nga ana tjetër, edhe që unioni duhet t’i ndihmojë në këtë rrugëtim”.

Një frustrim karshi vetos bullgare, nuk është vënë re vetëm në Shkup sipas kryeministrit italian, por edhe në Tiranë, me qëndrimet e fundit të Edi Ramës, të cilat janë cilësuar edhe si të ashpra në disa çaste, pas samitit mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Një propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron, është pranuar nga pala bullgare. Mirëpo, tashmë, nga ana tjetër, qëndron një hezitim i Shkupit, për kushtet e vendosura në këtë propozim.

Në një rrafsh të tillë, nuk kuptohet nëse kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do ta pranojë apo jo direktivën e Macronit për bisedime me Bullgarinë.

Vetë situata në Sofje ndërkaq, është tejet e ndërlikuar, pasi politikisht, i gjithë vendi ndodhet në ngërç.

Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ka rënë dhe menjëherë më pas, nga ana e opozitës bullgare, u votua heqja e vetos.

Mirëpo, bisedimet për ekzekutivin e ri ende nuk janë mbajtur dhe vendi, mund të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme në gusht, ku rrjedha politike mund të ndryshojë plotësisht.

Nëse vendet e tjera të unionit do të dëgjojnë fjalën e Draghit për shkëputjen e Shqipërisë, kjo nuk dihet.

Por, të paktën, miqtë përtej detit po i gjenden pranë Tiranës në këtë mënyrë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthehet me eksploziv automjeti i avokatit Idajet Beqiri, nuk dihen ende motivet

09:56 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në/ Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

08:34 / October 13, 2026

Votimi i Reformës Territoriale, Sara Mile: S’kemi detyrim të votojmë ndryshe për t’i provuar dikujt vlerën e kartonit tonë, ishte vendim grupi

22:18 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.