Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti konfirmoi një ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus, ndërkohë që u akuzua nga deputetja e opozitës Mimoza Kusari-Lila se nuk e ka respektuar protokollin meqenëse nuk është izoluar pas testimit.
Hoti i është përgjigjur në rrjetet sociale duke thënë se është testuar të dielën rreth orës 16.00 dhe është izoluar menjëherë.
“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.
