Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryeministri i përgjigjët Tarifës: Profesor, nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave se në këto 8 vite

12:00 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1647253932 1647251858rama1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama i eshte pergjigjur sot profesor Fatos Tarifës, teksa diskutonte me pensionistët paketën e Rezistencës Sociale. Kryeminisri theksoi se ai vijon e quan turp kombëtar protestën, sepse faktet janë aty dhe kujtesa e secilit munda ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këto vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt.

“Ne duhet të financojmë nga buxheti i shtetit dhe vendimmarrja që ne kemi marrë qysh përpara se të fillonte lufta, dhe përpara se ta dinin se çfarë mund të ndodhte është që pjesën e rritur të çmimit të energjisë ta kemi nga buxheti i shtetit. Sot fatura vjen njësoj përpara se të kishte krizë. Me 7 lekë/ kë. Llogarinë që mund të bëni sot, merrni faturën e energjisë dhe shikoni se sa del shifra. Asnjë qeveri tjetër nuk po e bën këtë deri tani siç ne nuk kemi rritur çmimin e energjisë, të gjitha qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë direkt. Është çmenduri që pas tërmetit dhe pandemisë , kriza energjetike t’i faturohet qytetarëve, ne nuk mundet dot që t’i çojmë edhe këtë faturë. Gjërat që ndodhin dhëmbin.

Nëse çmimi i energjisë do të kishte ardhur me faturën e krizës atëherë nuk do kishte njeri në këtë vend nuk do të donte të dilte në rrugë. Fakti që nuk ka ardhur do të thotë se kemi vendosur mburojë financiare që në momentet e para të krizës. Kjo qeveri është e kundërta e asaj shëmbëlltyre që përpiqen të pikturojnë me propagandën e shfrenuar kundër fakteve ata që ju rrokanisin kokën gjithë këto vite dhe ca të tjerë që dalin atje që e bëj Shqipërinë për turp. Për turp proteston që në ditën e para të luftës për pasojat e luftës për çmime. Shkruante një profesor i nderuar, Fatos Tarifa një letër të hapur për mua dhe më qortonte për arrogancë ndaj protestuese. Unë e përsëris ajo protestë është një turp kombëtar, faktet janë aty dhe kujtesa e secilit mund ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këtë vend, haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.