Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një konferencë paqeje. Kurti shoqërohet dhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Vëmendja është e përqendruar tek mundësia e përballjes së tij me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, një takim ky që do të vinte në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve që kërcënonte të ndezin sërish zjarrin e trazirave në veri të Kosovës.
“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtë anëtarësh nga kryeministria. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër“,-tha Kurti.