Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri Kurti takon Kamberin: Me rëndësi unifikimi i spektrit politik shqiptar

08:41 / December 20, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1703057768x96121703018248 393
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, takoi një ditë më parë liderët politikë të Luginës së Preshevës që fituan në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”.

Ai i përgëzoi për rezultatin e arritur në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në betejën për pozitën e shqiptarëve të diskriminuar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar Shaip Kamberi.

Gjithashtu u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin serb. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë dhe do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.

Prezentë në takim ishte kryesuesi i listës dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Shqiprim Musliu, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar Naser Aziri dhe nga Aleanca për Luginën, Ilir Sadriu.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit familjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

20:52 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.