Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministri Kurti: Ushtarakët e FSK-së, në krah të mijëra ushtarakëve të 25 vendeve të NATO-s

14:04 / May 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023]. Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe”, që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe figura të tjera publike. Duke ju drejtuar ushtarëve të FSK-së, Osmani tha se ata janë “gardianë të paqes dhe sigurisë, në një botë gjithnjë e më komplekse dhe në zhvillime gjithnjë e më sfiduese”.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që i kultivojmë”, tha ajo. Ndërsa, Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Mbi 1.300 ushtarakë të FSK-së do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai. Ministri Mehaj tha se Kosova do të jetë vendi i katërt – me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje – në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse. Ambasadori Hovenier tha se derisa agresioni rus i Ukrainës po vazhdon, është veçanërisht e rëndësishme të vihet në pah një ushtrim si “Defender Europe 2023”.

“Një ndër qëllimet e kësaj stërvitje është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së për të zbatuar shpejt trupat dhe pajisjet e gatshme për luftë, për të siguruar aleatët, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen në Evropë dhe për ta mbrojtur këtë kontinent nga agresioni”, tha ambasadori amerikan.

Sipas tij, stërvitjet kanë edhe një qëllim tjetër “që të shfaqë përkushtimin e aleatëve dhe partnerëve tanë evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”. Ai tha se 9 mijë ushtarakë amerikanë do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 2023”.

Pas fjalëve hyrëse, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së. Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë. Në vitin 2021, Shqipëria ka qenë nikoqire e këtyre stërvitjeve ushtarake. Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit./REL

kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.