Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri përzë Berishën: “Konsujt të shkojnë në punë dhe të merren me fëmijët”

22:44 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ramush haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Berlin para se të niste një takim me diasporën. Haradinaj nxori jashtë konsullin, Binak Berisha, nga takimi ku ishte dhe ambasadori Beqë Cufaj.

Gjithçka mori spunto nga kontakti që Haradinaj pati me dhjetëra qytetarë të Kosovës që prisnin në zyrat e Ambasadës dhe që shfaqën shqetësimin para tij për moskryerjen e detyrimeve.

Kryeministri e dëgjoi ankesën dhe ka kritikuar konsullin për vizat në Ambasadën në Berlin. Haradinaj i është drejtuar konsullit duke i thënë të dalë jashtë dhe të merret me njerëzit.

Haradinaj, ambasadorit: A mundesh me u siguru që konsujt të shkojnë në punë dhe të merren me fëmijët që ishin te dera, kishin ardhur nga Danimarka dhe kamos. Nuk mu duk sjellje e mirë hiç. Nuk e di çfarë keni por nëse kanë ardhur njerëzit dhe nuk keni dit me i njoftu se nuk është ditë pune. 

Ambasadori: I kemi njoftuar.

Haradinaj: Gra dhe fëmijë te dera si i pashë unë, turp. Ju e dini se çfarë bëni por nuk mu duk në rregull. Nuk mundeni të bëni ndonjë zgjidhej për ta? Kush është Konsull? Çfarë ka lidhje pritja jonë dhe puna e tyre? Shkoni, se marre. A i pengojmë ne këtu, se nëse i pengojmë e lëshojmë(sallën). Shkoni kush është konsull.

Nuk kam nevojë me u taku me Konsullin, me atë që ka me krye punë me këta njerëz. Mos u bëni abuzues. Kjo është praktikë që e kam parë në të kaluarën, fatmirësisht keni ardhur ju që duhet me i nejt gati njerëzve. I pe fëmijët e vegjël në këmbë në korridor.

Me qenë fëmijët e tu a i kishe pas qejf me nejt ashtu(i thotë konsullit). Shkoni dhe kur të dal dua ta shoh të kryme atë punë. Ndryshe po iki, nuk rri këtu. Pse ka ardhur Kryeministri. Ne jemi që në 11 këtu, ju kanë thënë hajdeni në 2. Kanë mbetur aty në këmbë gra dhe fëmijë të vegjël. Askush në botë nuk e bën këtë. 

Berlin binak berisha haradinaj konsulli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.