Kryeministri Rama tha sonte se ai nesër do të takohet me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Albin Kurti. Madje kreu i qeverisë sqaroi se është rënë dakort për axhendën dhe se nuk ka asnjë problem mes tij dhe kryetarit të VV-së.
Rama nënvizoi se: “Më kërkoi takim dhe e lamë në axhendë. Më ka kërkuar takim dhe e kemi lënë në axhendë nesër. Skam asnjë problemi dhe mezi pres që ai të marrë detyrën dhe të fillojë punën”, tha Rama
