Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministri Rama fton qytetarët që të shkojnë në Shkodër: Nis sot magjia festive e Karnavaleve

12:51 / February 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
428615931 954112429417752 11893411940127885 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kostumet shumëngjyrëshe, maskat si dhe atmosfera festive po mbizotërojnë sot në qytetin e Shkodrës për festën e karnavaleve. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga kjo festë, që ka mbledhur nxënës, të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme. “Magjia festive e Karnavaleve të Shkodrës nis sot për të vijuar deri të dielën, ku qindra qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen festës”, tha Rama.

Karnavalet nisën me paradën e fëmijëve dhe performancën artistike nga shkollat dhe xhonglerët. Gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë edhe punëtori për krijimin e maskave-facepainting, klounata, në mbrëmje festa do të vijojë me spektaklin e dritave, ndërsa pas mesnate, grupe shëtitëse artistësh me veshje e maska veneciane do të jenë në baret e restorantet e qytetit.

Për tri ditë me radhë, nga 23-25 shkurt rrugët e Shkodrës do të gjallërohen nga festa e karnavaleve. Prej disa ditësh fëmijë, të rinj e të rritur, nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues, u përfshinë në atmosferën e karnavaleve, që nisin sot dhe përfundojnë të dielën, më 25 shkurt.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Rama publikon raportin e AMA për mbulimin mediatik të partive politike: Fakte kokëforta, Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë apo kinse regjimet

20:42 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.