Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën, një investim që do të kushtojë 10 milionë euro.
Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.
Kryeministri shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit.
