Pas marrëveshjes që u firmos në Prishtinë mes takimit të qeverive Shqipëri-Kosovë, kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook një video ku thotë se janë pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”,-shkruan Rama. Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri në 30 shtator.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi pushuesit nga Kosova prisnin në radhë të gjata për të hyrë në Shqipëri verën e kaluar.
