Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar në konferencë për media në Beograd, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se kur bëhet fjalë për “çështjen e Kosovës”, atëherë Spanja qëndron në anën e Serbisë.
“Spanja e mbështet Serbinë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe do të jetë gjithmonë me të në mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial dhe sovranitetit”, ka thënë Sanchez, raportojnë mediat serbe.
Shteti spanjoll, prej vitesh përballet me kërkesa separatiste nga disa rajone atje, më e famshmja është përpjekja e Katalunisë për t’u shkëputur si republikë në vete.
Spanja është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën.
