Izraelin që është në luftë, e viziton kryeministri britanik Rishi Sunak. Ai mbërriti këtë të enjte në Tel Aviv, për tu takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Isaac Herzog para se të udhëtojë në kryeqytete të tjera rajonale.
Sunak shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve në Izrael dhe Gaza, dhe the se Britania e Madhe qëndron krah Izraelit përballe krimeve të tmerrshme të Hamasit.
Ai pohoi se shpërthimet vdekjeprurëse në spitalin e Gazës ku mbetën të vrarë qindra palestinezë, duhet të shërbejnë si moment vendimtar për të bërë bashkë liderët në rajon dhe rreth botës për të shmangur përshkallëzim të konfliktit.
