Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve që kanë ardhur prej tyre. Rama gjatë deklaratës së tij u shpreh se situata në spitale është inkurajuese, pasi janë vetëm 63 pacientë.
“Mbështetje për ekzistencë nga ata që janë në pikë të hallit deri tek ata që janë më pak në hall, do të ketë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, shteti. E ndjen arka e shtetit, njësoj si arka e shtëpisë. Masat ekonomike nuk janë të tmerrshme, por janë të nevojshme për të ekzistuar dhe marr frymë. Kur të hapen baret, do jetë festa e luftës. Mjekësia jonë vazhdon të funksionojë. Kemi 23.5 përqind të kapacitetit të zënë nëpër spitale dhe kjo ka ndodhur falë punës së madhe të bërë nga ne”, tha Rama.