Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Kryemyftiu’ i Turqisë shfaqet me shpatë në dorë gjatë faljes së parë në katedralen Shën Sofia që Erdogan e ktheu në xhami

17:40 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
myftiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë predikimit për namazin e xhumasë në katedralen Shën Sofia, që pushteti turk e shndërroi arbitrarisht në xhami, kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbas, u paraqit para besimtareve me një shpatë në dorë, të cilën e konsideron “simbol të pushtimit”.

Diyanet është bashkëndërtuese e xhamisë së sapofilluar në Prishtinë.

Erbas tha se sot po plotësohej amanenti i Sulltan Fatihut, i cili e dhuroi atë si vakëf.

“Sulltan Mehmet Fatihu, këtë faltore, që ishte shumë e dashur për të, e regjistroi në vakëf për të qenë xhami deri në Ditën e Kijametit, dhe ua la amanet besimtarëve. 

Sipas besimit tonë, prona e vakëfit është e paprekshme”, tha i pari muslimanëve turq nga mimberi i xhamisë, e cila qe e tillë në 5 shekuj.

Sipas tij, Shën Sofia “është një nga objektet më të rëndësishme të diturisë, urtësisë dhe adhurimit në historinë njerëzore, me një jetëgjatësi prej më shumë se 15 shekujsh”.

“Andaj nga ajo ditë e deri më sot, Ajasofja është vatra e shenjtë jo vetëm e vendit tonë, por e gjithë umetit të Muhamedit”, u shpreh Erbas.

Ai nënvizoi se Shën Sofia “është vendi ku botës sërish iu shfaq mëshira e madhe e Islamit, pasi pas çlirimit të Stambollit, Sulltan Mehmet Fatihu u tha të mos frikohen banorëve që ishin strehuar brenda saj dhe shqetësoheshin per fatin e tyre”.

“Nga ky çast, mos u frikoni për lirinë dhe jetën tuaj. Askujt nuk do t’i plaçkitet prona, askush nuk do të persekutohet, askush nuk do të ndëshkohet për shkak të fesë së tij. Për këtë arsye, Hagia Sophia është bërë vendi i respektit ndaj besimeve dhe përvojës së bashkëjetesës”, theksoi Erbash.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.