Kryenegociatorja për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka është shprehur se Shqipëria i gëzon të gjitha vlerat si një vend Europian, ku theksuar se fokusi janë të rinjtë. Sot festohet Dita e Evropës, 73 vite nga deklarata e Robert Shuman ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik dhe që luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme.
“Europa është këtu! Viti 2022 ishte një vit shumë i rëndësishëm dhe historik për Shqipërinë. Hapëm negociatat për t’u bërë anëtarë të BE. Që prej korrikut të vitit të shkuar kemi punuar intensivisht në procesin e negociatave. Të gjitha institucionet e angazhuara me profesionalizëm në kalimin e fazës së parë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE.
Sot dita e Europës, dita e solidaritetit, sundimit të ligjit, demokracisë, diversistetit kulturor. Ne ndajmë të njëjtat vlera me BE. Identiteti ynë thellësisht europianë. Perspektiva e të qenit vend anëtarë e afërt. BE në raste të ndryshme ka dhënë mesazhe të forta, që integrimi është i vërtetë dhe pranë.
Sot në fakt dua të ndalem tek të rinjtë. Shqipëria është një vend i ri, një nga vlerat më të mëdha që Shqipëria do të sjell në familjen europiane. Të rinjtë janë burimi energjisë. Shqipëria ka shumë cilësi, gatimin, artizanatin, artin, të aftësive sipërmarrësve, inovacionit etj. Shqipëria po punon për të ndërtuar më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e aftësive. Unë do përmend disa prej tyre, garancia rinore, një nisëm nën modelin e BE, që po e zhvillojmë përpara se të jemi anëtarë të Be. Nisma mbështetje e madhe për të rinjtë, duke zhvilluar aftësitë“.
