Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeparlamentari kanadez në Tiranë: Jemi të lumtur që kemi 35 mijë shqiptarë në Kanada

11:40 / October 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NIKOLLA frame 11919 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, vendin tonë e ka vizituar kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ai bëri të ditur se janë mbi 35 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada, të cilët shërbejnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Presim me padurim të takojmë deputetë të vendit tuaj të bukur, të takojmë shumë shqiptarë, të parashikuara këto takime në programin tonë. Të kemi dialog në fusha si diversiteti, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike. Jemi këtu edhe për të shënuar 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kanada. Sot marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të lulëzojnë. Si komb ne jemi të lumtur që kemi mbi 35 mijë shqiptarë në Kanada kemi Grupin e Miqësisë në parlamentin kanadez për të forcuar marrëdhëniet tona”.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerësoi Kanadanë për mbështetjen ndaj Shqipërisë për sulmet kibernetike të Iranit dhe njohjen e pensioneve, ndërsa theksoi rritjen e bashkëpunimit në sektorë strategjikë.

“Kanadaja ka dënuar me forcë sulmet kibernetike të Shqipërisë dhe është bashkuar me ne dhe aleatët tanë për t’ia atribuuar këtë aktivitet Iranit. Diskutuam të rrisim kompanitë kanadeze në Shqipëri në sektorët si energjia, miniera, menaxhim i ujërave, turizmi, bujqësi, infrastrukturë e inovacion. Diskutuam mbi nevojën për të aktivizuar fondin kanadez për nismat vendore dhe të drejtat e fuqizimin e grave, si dhe barazinë gjinore. Diskutuam për marrëveshjen për shmangien e dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal. Shqipëria vlerëson njohën e pensioneve që ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2022. Vlerësojmë rolin e Kanadasë në OKB dhe NATO. Vlerësojmë mbështetjen e saj për Ukrainën”.

Antony Rota kryetari i Parlamentit të Kanadasë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.