Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeparlamentari Veseli i sigurt: Rusia do ta njohë shpejt Kosovën

08:54 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli befasoi me deklaratën e tij, dhënë në kohen kur Vladimir Putin zhvilloi një vizite në Beograd, e cila pati jehone të madhe në media pjesërisht edhe për shkak të pritjes madhështore që iu bë shefit të Kremlinit në kryeqytetin serb. Veseli shfaqi shpresën se Kosova do të jetë pjesë e OKB-së gjatë këtij viti e ndërkohë, u shpreh se Rusia është duke shkuar drejt njohjes se saj.

“Vizitën e presidentit rus, Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor. Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë thënë të njëjtat mesazhe, sikurse me presidentin tonë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Në Beograd, ku u prit edhe me përzemërsisht se në provincat ruse, Putin nënvizoi në konferencën e përbashkët për shtyp me Aleksandar Vuçiçin se “Rusia pajtohet me arritjen e një marreveshjeje të pranueshme reciproke Prishtinë-Beograd në përputhje me rezolutën 1244”.

Analisti Boshko Jakshic mendon mendon se interesi i Putini është që çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë të ruajë influencën ruse në Serbi, ndërsa Vuçiçi nga ana e tij ka dashur te dije si do te reagonte Moska pas nënshkrimit të një marrëveshje eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit e t’u dërgonte një mesazh sidomos atyre që janë kundër paktit se Putini është në anën e tij.

Kosova njohje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.