Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeparlamentarja Nikolla letër deputetëve: Vitin tjetër të debatojmë qytetarisht në Kuvend

19:24 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1669283733xlindita nikolla3jpg 504
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u është drejtuar me një letër deputetëve në mënyrë që të shmangen tensionet dhe retorikat me debate në sallën e parlamentit. Nikolla shkruan se debatet janë thelbi i demokracisë parlamentare por se fjala duhet të shoqërohet me përgjegjësi e qytetari.

Letra:

Me rastin e mbylljes së sesionit parlamentar, dëshiroj t’ju falenderoj të gjithë Ju, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, për kontributin Tuaj në debatin parlamentar të të gjitha përmasave, në ushtrimin e funksioneve dhe në veprimtaritë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sesioni që sapo mbyllëm ishte një kohë punësh të rëndësishme për hartimin e akteve ligjore, kontrollin e monitorimin e qeverisë dhe mbështetjen e institucioneve të pavarura.

16 seancat plenare, 85 mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe dhjetra veprimtari të tjera parlamentare, i kemi realizuar bashkarisht, në komunikim me njeri-tjetrin, ku ka mbizotëruar transparenca në rritje si shërbim ndaj qytetarëve.

Në punën time të përditshme jam përpjekur t’i qëndroj besnike angazhimit tim publik për të qenë e paanshme, në mënyrë që të gjithë deputetët të gëzojnë hapësirat dhe aksesin në seancat plenare, komisionet dhe veprimtaritë e tjera parlamentare, sipas Kushtetutës dhe Rregullores.

Janë të mirëpritura debatet dhe mospajtimi midis shumicës dhe pakicës. Ato përbëjnë thelbin e demokracisë parlamentare. Kultura joetike dhe joqytetare e debatit është një shembull i keq për shoqërinë dhe, si e tillë, e papranueshme dhe e dëmshme.

Kolege dhe kolegë të nderuar,

I bëj apel ndërgjegjes Suaj qytetare që në çdo debat të respektojmë kodet tona zakonore, kuvendet e odat shqiptare, të gjithë atë që ne e konsiderojmë traditë të vyer dhe krenohemi me të.

Liria e fjalës është dhe do të mbetet thelbi i demokracisë. Që kjo liri të mos cenohet kurrë, fjala duhet të udhëtojë gjithmonë përkrah përgjegjësiaë, akuza përkrah faktit.

Me modesti Ju sjell në vëmendje maksimën e Papa Françeskut se moskontrolli i fjalëve të këqia sjell edhe moskontrollin e ndenjave dhe shkakton një ndotje shumë më të madhe sesa ndotja e mjedisit.

Përfitoj nga ky rast për të përsëritur urimin tim për një vit të ri të mbarë për vendin tonë të dashur, Shqipërinë, dhe shëndet e gëzime në familjet Tuaja!

Sinqerisht, Lindita NIKOLLA

Kuvendit lindita nikolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.