Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeparlamentarja Nikolla pret në takimin Yuri Kim: Bashkëpunimi mes Shqipërisë e SHBA, në rritje

13:45 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b7e238e7 125c 4020 b14c 6bb6361c1c5c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Nikolla vlerësoi kontributin e ambasadores Kim në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA si edhe bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë.

“Misioni juaj në Shqipëri ishte mjaft i suksesshëm. Gjatë shërbimit tuaj u shënua 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara; Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian; avancoi reformat e rëndësishme, sidomos reformën në drejtësi, vijimin e vetting-ut, plotësimin dhe bërjen funksionale të organeve të qeverisjes së sistemit, i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë; u rrit roli i Shqipërisë në zhvillimet, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal; u forcua partneriteti strategjik shembullor mes Shqipërisë dhe ShBA në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së; ShBA mbështetën dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen sipas Planit Evropian të këtij dialogu dhe bashkëpunimit mes dy vendeve”, theksoi Nikolla.

Ajo i uroi ambasadores Kim suksese në vijimin e karrierës në Departamentin e Shtetit dhe shprehu bindjen se kudo që të punojë dhe kudo që të ndodhet, do të jetë gjithmonë një mike e mirë e shqiptarëve dhe e Kuvendit të Shqipërisë. Ambasadorja Yuri Kim gjithashtu falënderoi kryetaren Nikolla për vlerësimet dhe vuri në dukje se ishte me fat që shërbeu në Shqipëri në kohë domethënëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe në kohë të vështira të zhvillimeve ndërkombëtare.

6c523e36 fe3c 4bfc a34a 28c589cba574
a9858d0b 24b8 49e5 9511 49934ab544f9
b7e238e7 125c 4020 b14c 6bb6361c1c5c

lindita nikolla Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.