Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi fitoi betejën me koronavirusin.
Ai është pritur nga besimtarë të shumtë, ndërkohë që disa vajza të vogla i kanë dhuruar edhe buqeta me lule.
Kryepeshkopi Janullatos ishte dërguar në Greqi në 11 nëntor për kurim më të specializuar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Pas 11 ditëve në spital, Janullatos vazhdoi trajtimin në shtëpinë e tij në Greqi.