Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Proda pret ambasadorin gjerman: Lufta kundër krimit

14:00 / November 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karlfried Bergner. Takimi në të cilin ishte i pranishëm dhe Oficeri i Kontaktit i BKA-së në Shqipëri, Christian Hensel, kishte qëllim të dyfishtë, prezantimin ndërmjet palëve, si dhe dorëzimin e një donacioni me pajisje kompjuterike që do të shkojnë në funksion të punës së Departamentit të Policisë Kriminale.

Proda falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e qëndrueshme dhe shumëdimensionale të agjencive ligjzbatuese gjermane, si dhe vlerësoi punën e Oficerëve të Kontaktit të BKA-së dhe të Policisë Federale Gjermane. Proda njohu Ambasadorin me procesin e konkurrimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave policore. Ai gjithashtu e garantoi Ambasadorin, për vijimësinë dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me theks të veçantë luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë kuadër, drejtori theksoi se donacioni i sotëm shënjon veçse hapin e radhës në rrugën historike të bashkëpunimit me partnerët gjermanë. Më tej, ai u shpreh se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Gjermane është një binom i qëndrueshëm dhe i suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Bergner shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë ceremoni donacioni, si dhe uroi Drejtorin për detyrën. Ai theksoi se mbështetja e agjencive ligjzbatuese gjermane, e fituar nga Policia shqiptare, duhet të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe të mbështesë profesionalizmin, korrektesën dhe angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, kushte të rëndësishme këto për anëtarësimin në BE. Ambasadori theksoi se mbështetja për Policinë shqiptare do të vijojë me asistencë, teknologji bashkëkohore dhe ekspertizë të lartë, elemente të cilat do t’i japin armatës policore revansh përballë krimit.

Donacioni i sotëm nga BKA-ja gjermane është pjesë e donacioneve me vlerë totale 100 000 euro, me pajisje të teknologjisë bashkëkohore, të cilat kanë ndikuar dhe do ndikojnë ndjeshëm në progresimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, radikalizmit ekstrem, krimeve kundër personit, trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Ambasadori gjerman ilir proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.