Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Proda pret diplomatin e Ambasadës së Kinës: Luftë kundër prostitucionit dhe krimit të organizuar

16:02 / August 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
527960010 1156476223184388 3327220919772870680 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e institucionit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ‘ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral’, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe krijimit të pikës së kontaktit të Policisë kineze, në Policinë e Shtetit.

“Drejtor Proda dhe Ministër-Këshilltar Huang u dakordësuan se këto elemente do të jenë përgjigjja më efikase kundër krimit të organizuar ndërkontinental. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, kundër shfrytëzimit për prostitucion, objekt i të cilave kanë qenë shtetase kineze të rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme, në apartamente me qira, në vendin tonë. Në vijim të angazhimit policor për ndjekjen penale të shtetasve përgjegjës, ka pasur një qasjeje të integruar institucionale, për t’iu ofruar asistencë shtetaseve të përfshira në këto raste”, njoftoi zyra e kryepolicit për tematikën e bisedimeve.

Proda gjatë takimit theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe goditjen më efikase të krimit ndërkombëtar. ”Nga ana e tij, Ministër-Këshilltar Huang falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu angazhimin e agjencive ligjzbatuese kineze, për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët policor ndërkombëtar”, mbyllet njoftimi zyrtar.

528576726 1156475966517747 2656235535617359490 n 1
527960010 1156476223184388 3327220919772870680 n
528235960 1156476173184393 5700699301940318240 n
527734766 1156476126517731 5073666158826201230 n
527600056 1156476079851069 6092301258821112522 n
527594503 1156476006517743 5851697924958999156 n
528576726 1156475966517747 2656235535617359490 n

ilir proda Kina krimi Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.