Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Rrumbullaku mbledh drejtorët: Mos komandoni nga zyra, unë s’do ju telefonoj

12:25 / September 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1662718584xwhatsapp image 2022 09 09 at 121558 362
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi këtë të premte takimin prezantues me drejtorët e Departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë dhe drejtorët e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin. Thirrja e tij është që drejtorët të mos komandojnë nga zyra, dhe se ai nuk do ti marrë në telefon.

“Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra. Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit. Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni stukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo”.

Në takimin me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe ata të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që Policia Rrugore në Tiranë dhe në të gjithë vendin të ndryshojë mënyrën e deritanishme të funksionimit në raport me sjelljen ndaj shkelësve të Kodit Rrugor dhe qasjen ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar funksionimin e plotë të teknologjisë, planëzim më efikas të strukturave, duke shmangur prezencën e punonjësit të Policisë në semaforë; kontrollet të jenë me përzgjedhje dhe në raste të konstatimit në shkelje, jo kontroll të çdo automjeti në rrugë.

Theksi u vendos edhe në monitorimin, kontrollin dhe ndëshkimin e punonjësve të Policisë dhe të eprorëve të tyre, nga vetë drejtuesit e strukturave të Policisë, në rast se ata konstatojnë se vartësit e tyre abuzojnë me detyrën ose nuk kanë performancën e duhur në raport me sjelljen ndaj përdoruesve të rrugës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vijojë takimet me strukturat e Policisë në të gjithë vendin.

Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026

Bamir Topi dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, thirren edhe Fatmir Mediu dhe katër dëshmitarë

13:11 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.