Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryeredaktoja e China Media Group: Janë shpëtuar 334 persona, në 5 shkurt spitali tjetër

22:30 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhang Yang, kryeredaktoja e China Media Group e seksionit Shqip ka raportuar mbi zhillimet më të fundit sa i përket koronavirusit. Në një prononcim të saj, Yang ka dhënë lajmin e mirë se janë shëruar 334 persona të infektuar e ndërsa theksoi se në 5 shkurt pritet të hap dyert një tjetër spital në Wuhan për të përballuar fluksin e madh të të prekurve nga ky virus.

“Lidhur me informacionet për situatën e përhapjes së virusit në Kinë, sipas të dhënave që mora sot në mëngjes nga autoritetet shëndetësore, numri i të prekurve i kaloi 14 mijë, duke shkaktuar 304 viktima dhe u regjistruan njëkohësisht 334 të shëruar. Lajmi i mirë është se shumica e rasteve të konfirmuara janë prej atyre që ishin në izolim (d.m.th, përhapja e tyre është nën kontroll) dhe për dy ditë radhazi, numri i të shëruarve i kaloi atë të vdekurve dhe pritet të rrite në mënyrë të qëndrueshme në të ardhme të afërt. Gjithashtu, spitali i parë me 1000 shtretër u përurua sot në Wuhan pas ndërtimit tetëditor dhe një tjetër me 1500 shtretër do të hyjë në funksion më 5 shkurt. Megjithatë, po ndjekim me vëmendje zhvillimin e situatës sepse kur afrohet përfundimi i pushimi i zgjatur, qytetet të mëdha do të presin kthimin e punonjësve që u kthyen në vendlindje për festën. Prandaj, përveç trajtimit të pacientëve në provincën Hubei ku ndodh infektimi masiv, krahinat e tjera po marrin masa të duhura për të frenuar përhapjen në mënyrë të shpërndarë të virusit. Qeveria kineze po merr masa që jashtë parashikimit të OBSh-së, për shembull mbyllja e krahinave me miliona banorëve, mobilizimi i gjithë forcës mjekësore duke përfshirë atë ushtarak si dhe rregullimi i fluturimeve për të kthyer udhëtarë kinezë që u bllokuan jashtë vendit etj., për të minimuar pasojat e epidemisë në të mirën e shëndetit publik kinez dhe botëror. Le të presim së bashku me durim ardhjen e kthesës”, u shpreh Yang.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.