Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryetar i Luginës së Preshevës: Shkarkimi im u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin

14:58 / April 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1713692017 arifi shqiprim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pasi njoftoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në “mënyrë të dhunshme” e largoi nga posti i kryetarit të komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërimi Arifi, bëri përgjegjës për këtë shkarkim edhe Albin Kurtin.

Në një intervistë për Report Tv, Shqipërim Arifi, tha se për shkakrimin e tij ka një bashkëpunim të qartë mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe Vuçiç.

“Ka shumë motive, pasi në fillim të javës Vuçiç, kërcënoi ata që do të shkelin kushtetutën e Serbisë. Më pas më u gjobita se ngrita flamurin kombëtar. Në mesnatë të premten është marrë vendimi për të më shkarkuar. Ka një bashkëpunim të qartë Vuçiç dhe VV-së së Albin Kurtit. Në Luginën e Preshevës anti-shqiptarizmat që shpreh Vuçiç janë veprime si të Millosheviç. Në dallim kësaj radhe ka bashkëpunim me Vetvendosjen e Kosovës.”- tha Arifi.

Sipas Arifit, Kurti është i interesuar që në Luginën e Preshevës të mos ketë prosperitet dhe zhvillim.

“Ai nuk është i interesuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë prosperitet dhe zhvillim. Ai disa vite na ka dëmtuar. Shembulli janë zgjedhjet parlamentare na ka dëmtuar me përçarje. Nga 3 deputet kemi rënë në 1 deputet. Nuk pres fare reagim… jo vetëm Kurti, por askush nga VV të reagojë. Ai gëzon njëlloj si Vuçiç. Më ka shkarkuar Vuçiç se pari. Kam pasur kërcënime dhe probleme me serbët në Kosovë e Beograd shumë vite. Shumë vite marr gjoba, jam nëpër gjykata. në prokurori, jam avokat i Luginës së Preshevës dhe normal e kam dëmtuar Serbinë. Por shkarkimi nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Kjo e bën dallimin!”- tha Arifi.

Arifi shtoi se ka njoftuar ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë, ndërsa tha se Serbia është i njëjti shtet shovinist siç ka qenë në ’91.

“Për mua ka marrë fund politika aktive. Por ajo që ne kemi bërë është të njoftojmë opinionin publik, ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë  që po ndodh këtu me njoftuar publikun kurdo kohë që Serbia është i njëjti shtet shovinist siç ka qenë në 90. E ka një ndihmës shovinzit dhe ndihmësi e ka emrin Vetëvendosje.”- pohoi Arifi.

shkarkimi Shqipërimi Arifi Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.