Belind Këlliçi ka deklaruar se momentalisht nuk ka asnjë ambicie personale për të qenë në krye të Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se ambiciet e tij janë vetëm partiake.
Ai shtoi se dëshira e tij është që nga PD të largohet modeli i vjetër, që nuk lejon votimin dhe të krijohet një hapësirë e re për t’i dhënë mundësi një fryme të re.
“Ambiciet e mija momentalisht nuk janë personale. Ambicia ime e vetme është që në PD të ketë një garë transparente, e cila duhet të jenë kryefjalë ashtu siç ishte gjatë zgjedhjeve për forumin rinor të 2015-s. Gara nuk u kontestua sepse ishte e drejtë. Unë erdha në krye të forumit rinor me parimin një anëtar një votë. Ambicia ime është që të largohet një model i korruptuar, ai që nuk fiton do të duhet të largohet për t’i hapur rrugën një modeli të ri.
Të largohet model i vjetër, të krijohet një frymë e re. Nuk kam agjendë personale, por partiake. Të largojmë Edi Ramën, mundësisht me zgjedhje të parakohshme. Mjaft më me Edi Ramën.”- tha Këlliçi.
