Propozimet për kryetarë të asambleve socialiste në 61 bashkitë e vendit janë drejt përfundimit.
Strukturat lokale kanë zbatuar vendimin e Asamblesë Kombëtare për të mbyllur brenda dhjetorit propozimet për kryetarët e rinj të AS në bashki.
Në disa asamble është arritur konsensusi mes anëtarëve të këtij forumi, ndërkohë në të tjera janë propozuar dy e më shumë kandidatë, duke i dhënë kështu mundësi Kryesisë të vendosë cilët do të jenë kandidatët që do të votohen në bazë.
Proçesi është administruar nga drejtuesit politik të qarqeve, deputetët dhe kryetarët e bashkive. /tirananews.al/
