Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Gjermanisë, pasi sipas tij është ngurrues për të dërguar armë.
Sipas Bild, Klitchko ka bërë thirrje Gjermanisë që ti dërgojë Ukrainës armë.
“Ne kemi nevojë për armët e rënda nga Gjermania menjëherë. Çdo vonesë kushton jetë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë! Nuk mund ta kuptoj këtë debat,”-tha Klitschko.
Kryebashkiaku i Kievit nuk përjashtoi mundësinë që Putini mund të përdorë edhe armë bërthamore taktike gjatë pushtimit në Ukrainë.
Klitschko gjithashtu paralajmëroi se njerëzit nuk duhet të kthehen ende në Kiev.
“Kiev nuk është ende i sigurt, ne e përjetuam atë vetëm dje gjatë një sulmi me rraket,”-tha ai.
