Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryetari i zgjedhur i Leposaviçit, 70 ditë brenda komunës e larg familjes

08:39 / August 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Hetemi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa po ndërmerren veprime në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të vendit, në objektin e komunës së Leposaviqit tash e 70 ditë po qëndron kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi. Deri më tani ai nuk është deklaruar për media për qëndrimin e tij në objektin komunal, ndërkohë që familjarë të tij kanë thënë për RTK-në se nga kontaktet që kanë, ai po vazhdon punën me mundësitë e tij.

Por para dy muajsh, Hetemi mëngjeset i zbardhte në fshatin e tij të lindjes, Bistricë. Më 26 maj ai u nis nga shtëpia e tij për t’u futur në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, ku edhe e mori zyrtarisht detyrën. As ai, por as familjarët e tij, atë ditë nuk e kishin menduar se nuk do të shihen për më shumë se dy muaj.

“Dikush prej familjes pa e kontaktuar të paktën një herë në ditë nuk bëhet. Ai është mirë dhe po punon në ato mundësitë e tij aty. Edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Kushtet elementare i ka, si për nga ushqimi ashtu edhe nga ana higjienike, pasi objekti i përmbush të gjitha kërkesat”, tha për RTK-në, Bashkim Hetemi, vëllai i kryetarit të Leposaviqit.

Bashkimi tregon se familja e ngushtë e kryetarit aktualisht jeton në Mitrovicë, për shkak të shkollimit të fëmijëve, teksa shton se mosprezenca e vëllait të tij në shtëpi është një mungesë e madhe për familjen.

“Ndonjëherë janë disa situata që duhet të sakrifikosh. Normal që vërehet mungesa e tij, sepse u bënë që 2 muaj që ai është brenda në objektin e komunës. Fëmijët e tij janë të gjithë në shkollë dhe gjatë procesit mësimor vijojnë mësimin në qytetin e Mitrovicës. Brenda mundësive edhe ne kujdesemi për ta dhe për familjen, por normal që ju mungon”, ka shtuar Bashkim Hetemi.

Ai dhe e gjithë familja Hetemi e presin me padurim rikthimin e tij, por presin që edhe situata në veri të vendit të normalizohet një ditë./RTK

Lulzim Hetemi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.