Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi Kurbinin në kuadër të turit të takimeve me qytetarët para protestës së shtatë kombëtare, e cila do të zhvillohet ditën e dielë.
Para se të fliste para qytetarëve, Basha u prezantua para mbështetësve të tij nga kryetari i PD-së në Kurbin, Behar Haxhia.
Teksa prezantonte kryedemokratin Basha, Haxhia ka falenderuar ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në vend të ish-deputetes së PD-së në Lezhë, Lindita Metali. “Më lejoni edhe në emër tuaj si FRPD ti uroj mirëseardhjen liderit Lulzim Basha. Më lejoni edhe pak se jam kurbinas dhe kam vështirësi për t’u shprehur. Përshëndes edhe deputetet e qarkut, Anton Frrokun, Lindita Nikollin…. Lindita Metalinë….A e thash vetë….“, ka thënë Haxhia duke justifikuar edhe lapsusin e tij.
Shikojeni në minutën 4.