Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Konferencën e nivelit të lartë: Varësia absolute e gjyqtarit është vetëm ndaj ligjit

12:40 / May 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 05 10 at 12.34.38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, ka mbajtur ditën e mërkurë fjalën e saj përshëndetëse me rastin e 110-Vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

 Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të nivelit të lartë me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, organizuar me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm të kësaj Gjykate, në Hotel “Rogner”, Kryetarja Zaçaj  fillimisht shprehu urimet në emër të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në këtë veprimtari të rëndësishme të Gjykatës së Lartë duke u ndalur në kontributin e  kësaj Gjykate në krijimin e identitetit tonë kombëtar institucional, duke e zhvilluar atë drejt vlerave universale të së drejtës.

Gjatë fjalimit të saj znj Holta Zaçaj u ndal në parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, si një nga shtyllat qëndrore të shtetit të së drejtës të cilin e ka trajtuar Gjykata Kushtetuese. Ajo u shpreh: “Kjo pavarësi, nuk është favor dhe as privilegj, por përgjegjësi dhe detyrë për gjyqtarët. Ajo imponohet nga vetë të drejtat e njeriut dhe është parakusht për të garantuar që arbitri është i paanshëm siç deklarohet edhe në Kushtetutë. Varësia absolute e gjyqtarit është vetëm ndaj ligjit dhe kjo është në fakt paradigma  për legjitimitetin e kësaj pavarësie.”

Në vijim të fjalës së saj përshëndetëse Kryetarja Zaçaj theksoi me  forcë se duhet të jemi ambiciozë dhe kurajozë  kur flitet për shtetin e së drejtës si gur themeli i një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Ai siguron që individët dhe institucionet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre, që mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe transparente  në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Pa shtetin e së drejtës ne rrezikojmë të kemi një shoqëri ku pushteti abuzon apo i shmanget ligjit dhe më të fuqishmit veprojnë pa u ndëshkuar. Kjo jo vetëm që minon parimet e së drejtës, por, gjithashtu gërryen besimin e publikut tek institucionet që synojnë t’i mbrojnë”- u shpreh znj. Zaçaj.Në përfundim të fjalës së saj ajo tha se pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i sistemit të drejtësisë janë parakushte thelbësore për ekzistencën e çdo shoqërie të shëndoshë dhe demokratike dhe çdo përpjekje për të rrezikuar pavarësinë e gjyqësorit është një shqetësim i thellë që duhet të na preokupojë të gjithëve. Askush nuk mundet dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin, as vetë gjyqëtaret. Asnjë qeveri, asnjë ligjvënës, asnjë politkbërës, asnjë nëpunës nuk mund të shihet si i cliruar nga përgjegjësia kur detyrimet burojnë nga ligji dhe ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe para tij të gjithë janë të barabartë. Një sistem i drejtë gjyqësor është një shenjë dalluese e çdo qytetërimi të zhvilluar.

WhatsApp Image 2023 05 10 at 12.34.38 1
WhatsApp Image 2023 05 10 at 12.34.37 1
WhatsApp Image 2023 05 10 at 12.34.38 2 1

Gjykata Kushtetuese holta zacaj konferenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.