Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar sot sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
“Sulmi ndaj autoriteteve të Policisë, në veri të Republikës së Kosovës, është një veprim i dënueshëm.
Akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe evropianizimit të rajonit.
Vlerësoj Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për dënimin e këtyre akteve dhe gadishmërinë për të mbështetur Policinë e Republikës së Kosovës!”, shkruan Nikolla.
Postime te ngjashme
Add A Comment
