Hapja e merkatos për Partizanin do t’i japë mundësinë të kuqve që të përforcojnë radhët e tyre me elementë cilësorë, por edhe të bëjnë ndryshime duke larguar futbollistë të cilët mund të kenë oferta të rëndësishme ekonomike për ta dhe për klubin kryeqytetas. Një prej emrave më të lakuar për t’u larguar është padyshim Jasir Asani, të cilit vetëm pandemia i mohoi transferimin përfundimtar te AIK në Suedi.

Për lojtarin është kthyer një pistë e vjetër, ajo në Izrael, pasi klubi i Hapoel Kfar Saba, ka nisur përsëri bisedimet konkrete me përfaqësuesin e lojtarit. “Infosport.mk” bën të ditur se bisedimet kanë avancuar pasi izraelitët duan me çdo kusht lojtarin, ndërsa duhet bindur ai dhe Partizani që dëshiron të përfitojë nga nja transferim i tillë.

Kjo nuk është oferta e vetme. Sipas të njëjtit burim, sulmuesi shkupjan ka marrë së fundmi edhe një ofertë nga një klub në Dubai, për të vazhduar atje karrierën e tij. Një mundësi shumë e mirë ekonomike, por që do ta largonte paksa Asanin nga objektivi i tij që një ditë të veshë fanellën e një klubi në një kampionat prestigjioz në Europë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here