Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet 48-vjeçari shqiptar në Holandë

23:33 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shtepi kanabisi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar dhe persona të tjerë janë dënuar nga gjykata holandeze me nga 3 vjet burg secili për përfshirjen e tyre në trafik droge.

Ata akuzohen për kultivim të plantacioneve të kanabisit. 48-vjeçari shqiptar bashkë me dy personat e tjerë e kishte kthyer shtëpinë e një të moshuari belg në një fermë kanabisi.

Por, policia mundi të bjerë në gjurmët e tyre kur mori një denoncim nga pronari i shtëpisë se shtëpia e tij ishte dëmtuar.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën të fshehur shqiptarin në kopshtin e një pastori, që kishte shtëpinë ngjitur me fermën e kanabisit. 

Një nga personat që jetonte brenda shtëpisë ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në kopsht dhe pastori 72-vjeçar Raymond Decoster u përpoq që ta fshihte.

Kur pronari ka shkuar në vendngjarje, ai ka gjetur shqiptarin në kopshtin e shtëpisë dhe ka vënë re një erë të fortë kanabisi.

Më pas policia ka kryer kontrollin në banesë dhe rezultoi se të tre personat po kultivonin një plantacion me 800 bimë kanabisi.

Vetë shqiptari ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin. 

“Klienti im pranon se ishte thirrur për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, por ai nuk kishte të bënte me qiranë e shtëpisë dhe ndërtimin e plantacionit të kanabisit”, është shprehur avokati i 48-vjeçarit shqiptar, shkruajnë mediat holandeze. 

Shqiptari ka rrëfyer se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin. Ai tha se nuk e dinte se kush fshihej pas plantacionit.

Shqiptari u dënua me 36 muaj burg ndërsa një tjetër person të cilit iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në plantacion dhe gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira, u dënuan po me 36 muaj burg në mungesë.

holande kanabisi shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.