Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si do jetë moti sot

08:30 / February 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1067
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së shtunë duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë. Gjatë pasdites do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës, por nuk priten reshje. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të paraqitet edhe republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 25 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Evropa

Ishujt britanikë, rajoni i Balltikut si edhe brigjet verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje shiu e dëbore, ku problematike situata do të paraqitet në Britaninë e madhe. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga reshje dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe relativisht të ftohtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.