Moderatorja Kiara Tito ka drejtuar me sukses emisionin “Dr. Plastic” në Tv Klan po duket se do të ndërrojë sërish televizion dhe format.
Këtë herë bëhet fjalë për një format që ka lidhje tërësisht me modën.
Duke qenë se edhe Kiara është e apasionuar pas modës dhe trendeve të fundit, do ta gjejë veten më së miri në këtë emision të ri.
Ajo vetë tregoi pak ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram të dhëna për emisionin e saj, ndërsa “Anabel.al” ka zbuluar më tepër detaje.
Projekti i ri i Kiarës do të transmetohet në “ABC News”, ndërsa moderatorja rrëfeu se bëhet fjalë për një format mode me panel jurie dhe vajza konkurrente.
Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur data e nisjes së emisionit të ri të Kiarës.
