Balerini Ilir Shaqiri zbuloi se 50% të çmimit të madh do ta japë për bamirësi, për fondacionin Dritan Hoxha.
Teksa u pyet nga Eni Vasili nëse po kërkon një shtëpi në Tiranë, Iliri tha se jo, pasi ai e ka shtëpinë e tij, pranë prindërve.
“E kam deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% do e çoja në bamirësi por pa e përcaktuar se ku. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve. Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës dhe nismën e Einxhel për të ndihmuar vajzat që do të jenë yjet e të nesërmes, mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi gratis. Ëndrra ime qështë që të jetoj në Shqipërinë time, jam shumë pranë Shqipërisë time”, tha Iliri.
Balerini u shpreh më tej se do të qëndrojë edhe pak kohë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi surpriza sa i takon akteve të radhës së bamirësisë. I ngacmuar nga moderatorja, ai nuk dha më shumë detaje, duke thënë se do të donte të fliste kur ato të realizoheshin.
Gjatë diskutimit me Ema Andrean, Iliri rrëfeu disa detaje nga eksperienca e tij në Itali dhe lufta me racizmin ndaj shqiptarëve, ndërkohë që theksoi se ka hyrë në këtë format për shkak se dëshironte që njerëzit ta njihnin jo vetëm nëpërmjet artit, por edhe për origjinalitedtin e tij dhe për personalitetin e tij krahas skenës.
“Unë në ‘Big Brother VIP’ kam hyrë që njerëzit të shohin anën time tjetër krahas artit. Unë nuk erdha të demonstroj artin tim sepse e kam demonstruar në Itali, në një moment ku kishte një racizëm të jashtëzakonshëm ndaj shqiptarëve; ndaj kam bërë që nëpërmjet artit tim t’i ngrihej koka shqiptarëve aq lart sa ta thonin me plot gojë e me dinjitet të plotë origjinën e tyre. Nëpërmjet skenës, ti nuk mund të tregosh origjinalitetin e personit. Ishte dëshirë e imja që të më njihnin për atë që unë jam përveç skenës”, u shpreh ai.