Rina Balaj tha pak kohë më parë se do të shkëputej nga muzika, por duket se ajo ka vendosur të shkëputet dhe nga rrjetet sociale, pa i lajmëruar ndjekësit e saj.
Fansat kanë ngritur mjaft pikëpyetje lidhur me këtë veprim të Rinës, por e motra e saj, Rudina ka thënë se këngëtarja ka vendosur të qëndrojë në heshtje. Ndërkohë mjaft profile janë hapur në emër të Rinës dhe Rudina thotë se asnjëra nuk është e saj.
“Kur Rina ka me pas Instagram-in e vet unë ju informoj vetë, këto të tjerat çka po hapen, nuk është Rina asnjëra.”- shkruan ajo.

