Nëse Ergi do të ishte mes nesh sot do të festonte 25-vjetorin e tij. Këngëtari që u bë shumë i dashur për publikun humbi jetën në mënyrë tragjike tri vite më parë.
Ai ishte një ndër vokalet më të mira dhe të spiktura mes artistëve të rinj. Humbja e Ergi Dinit shkaktoi dhimbje jo vetëm mes familjarëve, po dhe artdashësve të tij.
Motra e Ergit, këngëtarja Barbana Dini që pas vdekjes së vëllait të saj u shkëput nga muzika, deri pak kohë më parë.Së fundmi ajo bën të ditur se do të publikoj një këngë të re të krijuar nga i vëllai i saj, por e lënë përgjysmë.
Nesër, më 15 Tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër!🙏🏻😥”- shkruan këngëtarja shqiptare.
