Kina ka krijuar një aplikacion mobili që i tregon përdoruesve kur janë afër dikujt që është në borxh. Aplikacioni, i cili është përshkruar si “harta e borxhlinjve të pandreqshëm”, të njofton kur një debitor është 500 metra afër, duke treguar lokacionin e tij të saktë.
Lajmet për këtë aplikacion kanë shkaktuar shumë debat pasi u raportuar nga një media kineze. Është një zgjatim i sistemit të “kreditit social” që ka zhvilluar Kina, i cili vlerëson njerëzit me pikë bazuar në mënyrën se si sillen. Nuk është asnjë sekret që Kina i mban qytetarët në një mbikëqyrje të rreptë, por kjo qasje e re turpërimi publik e çon një hap më tej.
Aplikacioni është në dispozicion përmes platformës WeChat e cila është bërë shumë e famshme në Kinë. Qeveria ka thënë se “debitorët e provincës Hebei do e kenë më të vështirë të arratisen” me prezantimin e aplikacionit.
Në momentin që një përdorues njoftohet se kanë afër një debitor, përdoruesi mund të shohë të gjithë informacionet e tij personale. Kjo do shfaqë emrin, numrin personal, dhe arsyen pse janë shtuar në listën e debitorëve. Më pas, debitori mund të turpërohet publikisht ose të raportohet tek autoritetet nëse konsiderohet si i paaftë për të kthyer borxhin.