Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ku ka “humbur” Ilir Meta? Berisha: Ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore

23:32 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6540
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se grupimi opozitar që ai drejton është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo parti opozitare, përveç PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin ai nuk e quajti parti por fraksion.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha gjithashtu se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore dhe për këtë arsye nuk ka qenë shumë prezent në publik. Ai shtoi se kontrollet për Metën dolën mirë dhe se tani ai është në mbështetje të plotë të linjës opozitare.

“Tre aleatët tanë kanë shpallur se nesër do të dalin në konferencë shtypi, është normale, janë parti të pavarura dhe synojnë një bashkim të së djathtës dhe ne do ta shqyrtojmë propozimin e tyre. Ne jemi të hapur veç partisë Brava-Balla, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LSI-në po e po dhe me çdo forcë tjetër.

Unë jam optimist sepse është një kohë kur në situatën e krijuar në të gjitha aspektet, partitë kanë rolin e tyre, por shoqëria është përcaktuese dhe do të bëjmë gjithçka për motivimin e saj. Ilir Meta ka qenë edhe me disa kontrolle mjekësore nga të cilat ka dalë mirë, është kthyer, është aktiv në media dhe mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës”, është shprehur Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.