Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ku punësohen më shpejt të diplomuarit me zanat?

16:28 / July 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bizneset që operojnë në vend kanë  kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, sa i përket gjurmimit për të diplomuarit në shkollat profesionale, rezulton se 57.5% e totalit ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit, nga të cilët 38.3% ishin të punësuar me pagë, 8.0% ishin të vetëpunësuar, ndërsa 11.2% punonin dhe studionin në të njëjtën kohë. Ndërkohë  23.5% ndiqnin kualifikime të mëtejshme si studentë apo kursantë;  10.8% ishin të papunë dhe nuk po kërkonin për punë, dhe 7.7% të diplomuar të papunë po kërkonin aktivisht për punë.

Krahasimi i rezultateve me vitin 2021, tregon se ka një rritje të konsiderueshme të të diplomuarve të punësuar (nga 40.2% në 57.5%), shoqëruar me një rënie të të diplomuarve që vijojnë studime të mëtejshme (nga 28.5% në vitin 2020 në 23.5% në vitin 2021), çka tregon një tendencë më të lartë të brezit aktual për t’u integruar në tregun e punës.

Por cili nga sektorët garanton punësim më të shpejtë apo ka kërkesë më të lartë? Të dhënat tregojnë se të 70 % të të diplomuarve në Hoteleri-Turizëm , janë më të prirur për t’u punësuar, duke konfirmuar kështu  orientimin e formimeve profesionale drejt kërkesave të tregut. Drejtimi hoteleri turizëm pasohet nga drejtimet me karakter industrial, ku më shumë se gjysma e të diplomuarve të Elektroteknikës, rreth 55.4% dhe Shërbime mjetesh transporti 63.3%, janë punësuar pas mbarimit të arsimit profesional.

Të diplomuarit në drejtimet teknike industriale si Elektroteknikë dhe Shërbime mjetesh transporti, ishin më të prirur për t’u ndier të sigurt dhe të stabilizuar në vendin e tyre të punës, përkundrejt drejtimeve të tjera.

Sa i takon pagesave, të diplomuarit në drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Elektroteknikë, rezultonin të punësuar me paga më të larta. Kështu, 35.1% e të diplomuarve në Hoteleri-Turizëm dhe 34.3% e të diplomuarve në Elektroteknikë, siguronin të ardhura më shumë se 50.001 lekë.

Agjencisë Kombëtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.