Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Ku pyesin shqiptarët nga sëmundjet’, mjeku infeksionist i kthehet Sazan Gurit: Çfarë flet kështu… (Replikat e plota)

20:08 / March 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vendin tonë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus. Dy personat e prekur janë babë e bir, njëri 28 vjeç dhe tjetri 54 vjeç.

Gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe strukturat tona të Urgjencës Kombëtare dhe ISHP-së janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Në programin “Rudina” këtë pasdite për të folur për situatën aktuale ishin të ftuar mjeku infeksionist Pëllumb Pipero dhe ambientalisti Sazan Guri.

Sazan Guri: Unë mendoj që shqiptari është racë parake, është racë pellazge, shumë veta nuk e besojnë këtë, nuk duan ta dinë dhe si racë e parë ka një gjak 0 negativ, ka gjak më të fortë se të tjerët.

Ka një antropologji dhe një imunologji të lindur parake dhe duke qenë parake, gjithë të tjerët janë transformuar pas saj dhe shqiptarët janë ushqyer.

Po ta vësh re gripi i 1918-1928, 10 vjet që zgjati dhe mori jetën e 50 milionë njerëzve, shqiptarët ishin më të paprekshëm në atë kohë, për shkak të një ushqyerje, të ushqimeve që janë me origjinë mesdhetare.

Vegjetacioni, përbërja e strukturës njerëzore, antropologjisë, shqiptari është më shumë rezistent.

Pëllumb Pipero: Tani nuk mund ta lejoj më Sazanin të vazhdoj të flasë kështu. Të lutem, të kërkoj ndjesë profesor.

Sazan Guri: S’ka problem, po ç’ke o burrë i dheut.

Pëllumb Pipero: Unë jam profesor i sëmundjeve infektive!

Sazan Guri: Po s’thashë gjë unë!

Pëllumb Pipero: Natyrisht ne që merremi me sëmundje infektive, e dimë shumë mirë sesa imunitet që kanë shqiptarët, sa të imunizuar jemi, sa vulnerabël jemi ndaj sëmundjeve infektive.

Unë mendoj që në këtë situatë ku jemi tashmë, përpara një epidemie me shumë të panjohura, përpara një virusi që shumë pak gjëra i dimë. Ne dimë vetëm majën e ajsbergut tani, pjesa më e madhe është ende e pazbuluar.

Të tilla hipoteza apo qofshin dhe teori që nuk janë studime, janë teza dhe hipoteza, por jo një bazë të vërtetë shkencore mendoj që na shpërndajnë vëmendjen.

Duhet medoemos mos e shpërndajmë vëmendjen në të gjitha gjërat.

Do më vinte shumë keq, që të jem në një panel, ku të diskutohen ca gjëra që kam 1 mijë e një argumente për ta hedhur poshtë.Prandaj ta bëjmë më serioz diskutimin të lutem.

Sazan Guri: Ashtu siç kam dhe unë 1 mijë e ca që thotë mjekësia.

Pëllumb Pipero: Nuk besoj se është vendi për debat këtu.

infeksionist sazan guri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.