Policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi tentoi të vidhte një shumë parash në qytetin e Kuçovës.
Burime të policisë bëjnë me dije se ranë në gjurmët e autorit pasi morën informacion se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje bankomatin e një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.(E).Gj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
