Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

13:56 / May 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2729
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në intervistën për gazetën “Kathimerini” kryediplomati Hoxha shprehu optimizmin e tij se raporti IBAR do të miratohet në javët në vijim, për të kaluar në fazën tjetër: atë të “mbylljes së kapitujve”.

“Jemi në fazën e vlerësimit afatmesëm, e cila përqendrohet në fushat më themelore, përkatësisht sundimin e ligjit, të drejtat e pronës dhe të drejtat e njeriut. Në terminologjinë e Brukselit, këto quhen “pika referimi të përkohshme”. Komisioni Evropian ka përgatitur një raport bazuar në progresin e Shqipërisë dhe ia ka paraqitur Këshillit i cili po e shqyrton atë. Presim që ai të finalizojë së shpejti qëndrimin e përbashkët që do të miratohet zyrtarisht në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Pasi të përfundojë ky hap, shpresojmë në javët në vijim, do të kalojmë në fazën tjetër: “mbylljen e kapitujve”. Deri më tani, asnjë kapitull nuk është mbyllur zyrtarisht, megjithëse disa janë teknikisht gati. Arsyeja është se mbyllja nuk mund të vazhdojë derisa të përmbushen plotësisht “kriteret e përkohshme”, tha Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

Për përcaktimin e kufirit detar Hoxha tha se Tirana dhe Athina do ta çojnë këtë çështje brenda vitit në Hagë.

“Një çështje kyçe e pazgjidhur është përcaktimi i zonave detare dhe i shelfit kontinental, i cili ka mbetur i pazgjidhur për gati dy dekada. Janë bërë përpjekje përmes negociatave dypalëshe në më shumë se një rast, por është bërë e qartë se arritja e një marrëveshjeje nuk është e lehtë. Kjo nuk është e pazakontë dhe rruga natyrale është të përdoret e drejta ndërkombëtare. Siç deklaroi Kryeministri, kemi rënë dakord që ta referojnë çështjen në gjykatë dhe ta lejojnë atë të japë një vendim përfundimtar”, tha Hoxha.

Kur u pyet se në çfarë faze janë aktualisht negociatat për zonat detare Hoxha u përgjigj.

“Mendoj se asnjëri prej nesh nuk ka paraqitur ende një kërkesënë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Besoj se do ta bëjmë së bashku, sepse kjo është një iniciativë e përbashkët. Mendoj se shumë shpejt, brenda vitit, do të kemi një qasje të përbashkët ose të veçantë dhe kjo mbetet për t’u diskutuar me homologun tim. Megjithatë, jemi të hapur për çdo gjë dhe ia lëmë gjykatës kohën që i duhet për të vendosur dhe për të dhënë një vendim. Jam mjaft i sigurt se të paktën aplikimi do të dorëzohet deri në fund të vitit”, përfundoi Hoxha.

Gazeta “Kathimerini” e pyeti kryediplomatin shqiptar edhe për kampet e azilkërkuesve në Gjadër, projekti për të cilin tha se është përballur me njëfarë presioni për shkak të fërkimeve të brendshme në Itali.

Sipas Hoxhës nuk ka plane për t’i zgjeruar kampet ekzistuese ose për të hapur qendra shtesë.

ferit hoxha Greqinë Hagë kufiri ministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.