Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kufizime për gazetarët në Kuvend? Peleshi letër SafeJournalist: Të diskutojmë procedurat e akreditimit me standardet e BE

14:32 / October 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i është përgjigjur letrës së dërguar më 19 shtator nga Safe Journalist lidhur me raportimet se do të ketë kufizime për gazetarët dhe mediat në Kuvend. Kryeparlamentari Niko Peleshi thotë se institucioni nuk ka ndërmarrë asnjë masë që kufizon qasjen e mediave në punimet parlamentare.

Peleshi siguron se Kuvendi “mbetet plotësisht i përkushtuar për të garantuar transparencë dhe akses të lirë për gazetarët” dhe e konsideron “lirinë e informimit si një përparësi”. Ai gjithashtu shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me gazetarët, organizatat mediatike dhe shoqërinë civile “për përmirësimin e procedurave të akreditimit dhe komunikimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE”.

“Për më tepër, ne riafirmojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunim konstruktiv dhe të vazhdueshëm me gazetarët, organizatat mediatike dhe partnerët e shoqërisë civile. Ne mbetemi të hapur për dialog dhe konsultim me të gjithë aktorët në mënyrë që të përmirësojmë më tej procedurat e akreditimit dhe praktikat e komunikimit, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE”, thuhet në letrën e Peleshit.

Organizata SafeJournalist thotë se mirëpret reagimin e Peleshit ndaj shqetësimit të tyre, por kërkon që deklaratat e vullnetit të mirë të pasohen nga masa konkrete dhe dialog të drejtpërdrejtë me gazetarët dhe organizatat mediatike. Organizata bën thirrje për rishikimin e politikës së akreditimit të gazetarëve, garantimin e transparencës dhe qasjes së barabartë, si dhe për protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të shmangur pengesa arbitrare.

Letra e plotë e Peleshit:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju falënderoj për letrën tuaj të datës 19 shtator 2025, si dhe për angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe lirisë së medias në vendin tonë.

Dëshiroj të theksoj se Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të kufizuar qasjen e gazetarëve, qoftë në ambientet parlamentare apo gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit. Kuvendi mbetet plotësisht i përkushtuar për të siguruar që gazetarët të gëzojnë qasje të pakufizuar në punimet parlamentare dhe të jenë në gjendje të kryejnë rolin e tyre thelbësor në informimin e publikut.

Kuvendi e konsideron veprimtarinë mediatike dhe lirinë e informimit si një përparësi. Nëpërmjet Shërbimit për Shtyp të Kuvendit, ne ofrojmë vazhdimisht informacion të përditësuar, publikojmë axhendat dhe oraret në kohën e duhur, dhe ofrojmë mbështetje logjistike për të gjitha mediat e akredituara.

Për më tepër, ne riafirmojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunim konstruktiv dhe të vazhdueshëm me gazetarët, organizatat mediatike dhe partnerët e shoqërisë civile. Ne mbetemi të hapur për dialog dhe konsultim me të gjithë aktorët në mënyrë që të përmirësojmë më tej procedurat e akreditimit dhe praktikat e komunikimit, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Kuvendi do të vazhdojë të punojë për të nxitur një mjedis të hapur, gjithëpërfshirës dhe transparent, duke i shërbyer kështu interesit publik dhe duke mbrojtur vlerat demokratike që përbëjnë themelin e institucionit tonë.

BE Gazetaret kuvend peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.