Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kujdes, gjatë shtatzënisë mos i bëni këto katër gabime, mund të dëmtoni beben

16:38 / December 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtatezenia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim tregon se depresioni dhe ankthi tek gratë shtatzëna mund të rrisë shanset e lindjes së parakohshme dhe peshën e ulët të bebes

Mirëpo, ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë tek fëmija juaj që do të vijë në jetë së shpejti.

Në këtë artikull do të mësoni disa lloje sjelljesh dhe veprimesh që është më mirë t’i shmangni gjatë shtatzënisë.

Zënkat dhe ulërimat

Zënkat shkaktojnë ankth dhe depresion dhe kjo gjë mund ta dëmtojë foshnjën tuaj. Mund të ndikojë më shumë në shëndetin e foshnjës, veçanërisht në sistemin e tyre imunitar dhe trupin.

Për më tepër, ulërimat mund ta bëjnë nënën me dhimbje koke dhe mund të kenë edhe probleme me gjumin.

Çfarë duhet të bëni:

-Pushoni më shumë

-Flini sa duhet

-Meditoni

-Konsultohuni me mjekun tuaj

-Shëtisni dhe thithni ajër të pastër

Shumë sheqer

Një studim ka treguar se nënat që konsumonin sasi të mëdha sheqeri gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre mund të kishin probleme me kujtesën.

E njëjta gjë vlen edhe për zëvendësuesit e sheqerit.

Çfarë duhet të bëni:

-Hani më shumë fruta në vend të ëmbëlsirave

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë janë të zakonshme. Së pari, mund të ndiheni të emocionuara, më pas të stresuara dhe të ngarkuara. Mund edhe të filloni të pyesni veten nëse do të jeni prind i mirë, pra do të keni dilema.

Këto ndryshime mund të shkaktohen nga metabolizmi i gruas, ose nga hormonet e saj, dhe ato ndikojnë në tru dhe humor.

Çfarë duhet të bëni:

-Flini gjumë mjaftueshëm

-Shkoni për një shëtitje dhe merrni ajër të pastër

-Shkoni në kinema me miqtë

-Meditoni

E qara

E qara gjatë shtatzënisë është normale, sepse mund të bëheni më sentimentale. Por mund të jetë e ndërlikuar dhe duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të ndryshme si humbja e oreksit, ndjenja e fajit, gjumi i tepërt dhe humbja e interesit për çdo aktivitet.

Çfarë duhet të bëni:

– Nëse simptomat zgjasin më shumë se 2 javë, flisni me mjekun tuaj

– Gjeni një mbështetje, bisedoni me nënat e tjera ose gratë shtatzëna

beben demtoni gabime tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.