Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kujdes, keni vetëm 2 javë kohë për të regjistruar makinat e përdorura!

15:51 / December 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Vetëm 17 ditë kohë iu ka mbetur të gjithë qytetarëve për të regjistruar makinat që kanë zhdoganuar dhe që nuk janë Euro 4. 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4. (EURO 4 është një sistem i instaluar në makinat e prodhuara dhe që kanë nivel ndotje shumë të ulët. Ky kriter është një standard për makinat e reja të prodhuara pas vitit 2005)

Ky vendim është marrë nga që ka njoftuar për zbatim Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, autoritetet doganore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e përdorura dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë. Ky vendim ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, dhe kishte si kriter moslejimin e zhdoganimit të makinave që ishin prodhuar përpara 2009.

Mirëpo pas shumë kritikash nga koncesionarët si dhe nga tregtarët e vegjël të cilët pohonin se ky vendim i çonte në falimentim, VKM-ja Nr. 633, dt. 26.10.2018 u ndryshua, duke shfuqizuar edhe kriterin e vitit. Pra, u vendos që në vend do të hynte çdo automjet që plotësonte kriterin Euro 4, pa marrë parasysh vitin e prodhimit.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018. Në periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018.  Ndërkohë, sipas informacioneve, me qindra makina të tjera janë zhdoganuar por ende nuk janë regjistruar pranë DPSHTRR

makinat regjistruar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.