Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kujdes, kremi i diellit përmban përbërës të dëmshëm! Ja si duhet ta zgjidhni!

19:25 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kremi i diellit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës. Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.

Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm. Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar, humorin dhe luftën kundër qelizave të dëmshme. Rrjedhimisht ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar dhe i sigurt. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për gabimet që mund të jeni duke bërë në dëm të lëkurës.

Mbrojtje natyrale apo toksike?

Tregu është i stërmbushur me solucione kundër rrezeve ultravjollcë të diellit. Shumica prej tyre ofrojnë një kokteil toksik substancash kimike që e dëmtojnë lëkurën. Sipas ekspertëve të fushës, mbi 75% e të gjithë kremërave të shitur në tregun global përmbajnë toksina. Substancat toksike në kremërat kundër diellit, të cilat mund t’i verifikoni edhe në solucionin tuaj janë në këtë listë:

• Paraben

• Acid Para amino benzoic

• Octyl salicyclate

• Cinoxate

• Phenylbenzimidazole

• Homosalate

• Menthyl anthranilate

• Octocrylene

• Oxybenzone

• Methoxycinnamate

• Dioxybenzone

Solucionet spërkatëse kundër diellit

Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura. Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve janë dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.

Koha e aplikimit të kremit

Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia. Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.

Aplikimi i kremit vetëm gjatë qëndrimit jashtë

Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje. Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.

Kujdes me buzët

Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët. Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.

kremi i diellit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.